“Air Albania Stadium” është impianti më modern i ndërtuar në Shqipëri, një stadium tipik anglez me katër tribuna të mëdha dhe pa pistë atletike, një impiant që në vendin tonë tifozët e kanë ëndërruar gjatë. Arkitekti Marco Casamonti, njeriu që ka ndërtuar “Dacia Arena” të Udinezes, rrëfen për emisionin “Dribbling” në “Rai 2”, sesi u ndërtua “Air Albania Stadium” dhe se çfarë duhet të bëjë Italia që të modernizojë infrastrukturën, e cila lë shumë për të dëshiruar.


Ja sesi përshkruhet çdo gjë në kronikën e titulluar “Stadiumet? Le ti bëjmë të rinj”:

““San Siro”, “Olimpico”, apo edhe “Dall’Ara”, “Franchi”, por edhe të tjerët. Problemi i stadiumeve bashkon të gjithë Italinë, nga veriu në jug. Të gjithë klubet do të donin një stadium në pronësi, për të rritur fitimet, por problemet burokratike, nyjet arkitekturore dhe fondet ekonomike, frenojnë gjithnjë pritshmëritë e pronarëve dhe ambiciet e tifozëve të futbollit. Marco Casamonti, arkitekti fiorentin që ka firmosur projektin e “Dacia Arenas” së Udines dhe që prej vitesh mban kurse në Universitetin e Gjenovës me temë “Stadiumet”, ka treguar me inaugurimin e impiantit të ri në Shqipëri, se në pak vite ky problem mund të zgjidhet.

“Stadiumi është projektuar, ka zhvilluar praktikat e tij burokratike dhe ndëruar brenda tre viteve. Ky është fakti i jashtëzakonshëm. Ky është një model dhe për kulturën italiane që të reflektojë sepse ne kemi 40 stadiume në Itali që janë në pronësinë e bashkive, që nuk restaurohen dhe që shpeshherë janë në kushte të këqija. Ky është një model funksionaliteti dhe efiçence por edhe nga pikëpamja teknologjike përbën një standard të ri me të cilin duhet të përballemi”

Stadiumi Kombëtar në Tiranë është ndërtuar në një kohë rekord dhe Casamonti, që pritet të marrë detyrën nga Fiorentina për të ndërtuar qendrën sporive të klubit vjollcë, por mbase dhe stadiumin e ri të Firences, uron që edhe në Itali, burokracia të jetë kalueshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: