“Autori i golit të vetëm të Italisë, Antonio Kandreva, në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, theksoi se “axurrët” kishin ardhur në Shqipëri vetëm për tri pikë dhe ia arritën.

Në këtë moment, sipas lojtari që ka origjinë arbëreshe, për Italinë kishte rëndësi vetëm rezultati. ““Duhet ta fitonim patjetër këtë ndeshje dhe ia arritëm. Vinim pas dy rezultateve jo të mira me Spanjën dhe Maqedoninë, ku me të drejtë jemi kritikuar për shkak të lojërave jo të mirë. Gjithsesi, sot me apo pa lojë të bukur, duhet të merrnim tri pikë në këtë takim. Shqipëria më befasoi, i uroj suksese”, – deklaroi mesfushori i Interit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb