Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka ardhur sot edhe dëshmia e një të afërmeje të 23-vjeçares Eglantina Buci.

Kushërira e mamasë biologjike tha se nëna e Eglantinës është larguar forcërisht nga shtëpia nga bashkëshorti Faik Buci, i cili nuk i ka lënë as fëmijët. Pas disa vitesh kur ka shkuar të takojë të birin Shkëlzenin, ai i ka thënë se nuk e njeh për nënë.

“Kushërira ime është larguar forcërisht. I është marrë firma. Faiku ka qenë i lidhur me gruan që ka para se të ndahej me kushërirën time. S’ka pasur asnjë arsye.

Kushërira ime ka marrë me vete çunin e vogël që ka vdekur dhe prapë se prapë e ka tërheq babai i vet. Nuk i ka lënë asnjë fëmijë, nuk i ka lënë as vajzat të takohen, as çunat. I ka shkuar Shkëlzenit i ka thënë jam nëna jote, nuk të njoh për nënë i ka thënë ky që mashtron sot.

Nuk ka marrë pjesë në varrimin e djalit, nuk e kanë pranuar. Ka shkuar dhe i ka kërkuar një të afërmi të tij dhe ka shkuar 2 javë ose 3 javë pas varrimit e ka vizituar varrin djalit. Familja është familje ngatërrestare. Ajo është shëndoshë e mirë, rri tek vëllai”, tha kushërira.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb