Për momentin është vetëm një mendim, por është i rëndë dhe vjen nga Xhovani Reca, drejtor i departamentit të Sëmundjeve Infektive të Institutit Superior të Shëndetit dhe anëtar i Komitetit Teknik Shkencor. Duke iu përgjigur një pyetjeje gjatë konferencës së fundit për shtyp të Mbrojtjes Civile, fjalët e tij bënë shumë jehonë sepse lidhen direkt me rifillimin e kampionatit të futbollit. “Nëse do të më duhet të jap një mendim teknik nuk do ta jepja në favor të rifillimit dhe besoj se edhe Komiteti Teknik Shkencor do të ishte dakort. Më pas është politika ajo që vendos”.

Më herët kishte thënë edhe një batutë “unë jam romanist, ndaj do ta mbyllja kampionatin”, për të vijuar më pas me seriozitet dhe duke argumentuar “jo”-në e tij. “Futbolli është një sport kontakti dhe është i lartë rreziku i infektimit. Dikush ka propozuar një monitorim të fortë ndaj lojtarëve me teste të përditshme, por mua më duket një hipotezë e ekzagjetuar. Pastaj të mos harrojmë që po vjen maji…”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb