MAT- Gentian Lica, 30-vjeçari nga fshati Kurcelaj i Matit është personi që regjistroi në video një gjarpër me përmasa të frikshme.

I intervistuar nga gazetari Enver Doçi për “BalkanWeb”, Gentiani shprehet se gjarprin e ka parë për pak minuta dhe se ky nuk është i vetmi. Ai thotë të jetë edhe autori i një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

I ke parë këto kohët e fundit?
Vetëm këtë vit kam parë 3 apo 4 raste të ngjashëm me të

Sa metër mendon që mund të jenë?
1 metër ose 1 metër e gjysmë

Po pak më parë më the që kam parë edhe gjarpër të gjatë deri në 5 metra?
Po, ato i kam parë para 4 apo 5 vitesh

Po ky sa ishte?
Ky ishte katër, nuk e kisha guximin t;i afrohesha, por me sy aq dukej

Ku ishte ti atë ditë?
Isha me bagëti kur e pashë. Ne jemi mësuar me këto gjëra që ka natyra, por ky ishte vërtetë i frikshëm. Ja u fut këtu në këtë vrimë. Këtu mund të ketë folenë (tregon me gisht)

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: