Stivën Xherrard, lojtar-simbol i Liverpulit dhe sot trajner i Gllasgou Rejnxhërs, i shkoi shumë pranë titullit me “Reds”-at, por pa mundur ta fitojë atë. Pas tre dekadash Salah me shokë mund ta thyejë këtë tabu dhe ish-kapiteni është i lumtur. “Do të ishte një çlirim i madh për mua dhe të gjithë tifozët. Do të kisha dashur të shpallesha kampion si lojtar, fitorja etitujve është buka e përditshme për klubin tonë”.

Klop, si Shankli dhe Peizli! Xherrard ndalet te arkitekti i sukseseve të viteve të fundit, trajneri Jurgen Klop. “Ai është më i miri në botë. Ka gjithçka: pasionin, racionalitetin, përulësinë, respektin. E ka ngjitur klubin në nivele të larta. Kur të vijë titullim duhet t’i bëjnë një statujë”, ka thënë Xherrard.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb