PRISHTINE – Lajmi për shtatzëninë e Tunës ka pushtuar të gjitha portalet shqiptare dhe ato kosovare. Blitz.al ka tentuar të kontaktojë me Tunën dhe Cozman, por të dy protagonistët nuk janë prononcuar për këtë fakt.

Por Blitz ka kontaktuar gjithashtu edhe me njërin nga miqtë e ngushtë të reperit, edhe ai pjesë e labelit “Babastars”, i cili tha se lajm për shtatzëninë e Tunës nuk është aspak i vërtetë.

“Cozman nuk ka ndërmend të reagojë, pasi ky lajm nuk është aspak i vërtetë”, – thotë reperi i njohur.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: