ITALI- Shkaktoi trazirë të madhe, lajmi se një murgeshë e Manastirit “San Severino Marche” në provincën e Maceratas, mesnatën e së martës kishte shkuar me dhimbje të forta barku në spital dhe më pas kishte sjellë në jetë një fëmijë.

Besimtarja e ka quajtur fëmijën Irakoze, që përkthehet “mrekullia e Zotit”. Sipas të dhënave të mediave italiane, murgesha është një 35-vjeçare me origjinë afrikane, ndërsa mësohet se fëmija ka lindur me një peshë rreth 3 kilogram. Por mesa duket 35-vjeçarja nuk e ka ditur që ka qenë shtatzënë, dhe as murgesha që e kishte shoqëruar në urgjencë nuk kishte dijeni për këtë gjë.

Nga rrëfimi i vetë murgeshës 35-vjeçare është zbuluar se shtatzënia ka ardhur si pasojë e një abuzimi seksual, që ka ndodhur në Afrikë. Një abuzim që ka kaluar në heshtje për 9 muaj, për shkak të turpit dhe dhimbjes, por që i dha jetë një fëmije.

Irakoze është pranuar menjëherë nga nëna e tij, e cila nuk ishte ende murgeshë në kohën që u përdhunua. Në fakt 35-vjeçarja e ka nisur udhëtimin e saj në Kuvendin e Murgeshave vetëm prej pak muajsh. E për këtë arsye gruaja hyri në spital pa velin mbi kokë. Vetëm pak kohë pas lindjes fëmija është transferuar në spitalin e Maceratas për shkak të problemeve të frymëmarjes. Por sipas mjekëve, tashmë Irakoze është mirë, ndërsa nëna e tij vendosi ta mbajë atë duke hequr dorë kështu nga të qënit murgeshë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb