Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka mohuar akuzuat se ai ka folur në telefon me Suel Çelën, personazh shumë i lakuar dhe i përfolur nga drejtësia shqiptare, pasi është akuzuar për përfshirje në bandat e Elbasanit.

Në një konferencë për mediat, Bardhi tha se ai nuk ka komunikim me Çelën, ndërsa theksoi se ky i fundit po thërret një për një demokratët në Elbasan për të mbledhur firmat për Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Demokrati tha se Banda dhe krimi i organizuar ta harrojë se do të mbledh Kuvendin e PD-së.

“Më kanë akuzuar se flas në telefon me Suel Çelën, por ai e di shumë mirë se unë nuk flas. Unë e kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për atë që punon për tv tuaj (Syri Tv). Sot ky individ, çela thërret dhe i nxjerr përpara formularin dhe drejtues të PD. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh. Nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit që t’ja mbledh firmat për kuvendin Suel Çela. Don apo s’doni ju. Akuza krejtësisht ndaj meje dhe kryetarit të partisë. Është e drejta jonë të mendojmë ndryshe. Të më akuzosh mua që flas në telefon me Suel Çelën, ose je duke mbuluar atë që je duke bërë vetë. Për këtë që sapo thash mbaj përgjegjësi të plotë. Për këtë janë në dijeni demokratët e Elbasanit. Harrojeni se thërret banda dhe krimi i organizuar Kuvend kombëtar të Krimit të Organizuar.”, tha Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb