TIRANË- Nëna e Franc Konomit ka dyshime se bashkëshorti i saj, Stefan Konomi, mund të jetë vrarë nga persona që kanë dashur të hakmerren ose ta grabisin.
Ajo madje tregon edhe arsyet që e shtyjnë drejt këtij dyshimi, duke thënë se i shoqi nuk kishte vuajtur më parë nga ndonjë sëmundje. Kristina Konomi tregon rrethanat se si e gjeti të vdekur bashkëshortin dhe dyshimet që e shtynë të kthehej nga Greqia, ku jeton prej disa muajsh me dy djemtë e saj.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, e moshuara shprehet se Stefanin mund ta kenë vrarë për ta grabitur, por nuk përjashton edhe historitë e vjetra që lidhen me djalin e saj, Francin. Nga ana tjetër, fqinjët e familjes Konomi nuk kanë dyshime të tilla. Ata treguan dje se që nga dita e enjte nuk e kishin parë Stefanin nëpër lagje.

Madje, disa bashkëmoshatarë të tij, më të cilën ai rrinte shumë shpesh, tregojnë se dy ditë më parë i kanë trokitur në derë dhe ai nuk e ka hapur. Fqinjët thonë se nuk kanë parë dhe as nuk kanë dëgjuar ndonjë gjë të dyshimtë. Madje, kanë menduar se edhe Stefani kishte shkuar në Greqi, ku ndodheshin djemtë e tjerë dhe e shoqja.

(GazetaShqiptare)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: