SIRI- Maria Giulia Sergio, 28-vjeçarja që tashmë mban emrin Fatima pas konvertimit në Islam dhe bashkimit me luftëtarët e ISIS, rrëfen nëpërmjet “Skype” jetën e saj të re, pasi arrestimit të familjes së saj. E akuzuara për terrorizëm, e martuar me një xhihadist shqiptar, thotë se “Shteti Islamik është një shtet përfekt”. Në këtë rrëfim të saj, të publikuar në “Corriere della Sera”, gjithçka ngjan e ftohtë dhe “çmenduria e saj dallon në çdo rrokje të shqiptuar”. Duket sikur fjalët e saj synojnë të bindin me qëllim rekrutimi, qoftë edhe intervistuesin.

Frazat e shprehura në intervistën nëpërmjet “Skype”, janë po ato të dëgjuara edhe gjatë bisedave me familjarët e saj, “një indoktrinim i thellë, i cili e ka çuar në 2014 në Siri, dhe nga një studente u transformua në një luftëtare të ISIS, dhe grua e një xhihadisti”.

Edhe pse nuk tregon fytyrën e saj në ekranin e kompjuterit apo vendin ku ndodhet në Siri, prapë se prapë me aq sa tregon le shenja.

“Ne presin kokat në emër të Sheriatit. Them ne pasi dhe unë jam pjesë e Shtetit Islam. Kur kemi bërë një veprim të tillë, ne i jemi bindur sheriatit”, pohon Fatima, ndërsa shton se “atyre që u priten kokat janë hajdutë, janë hipokritë, dhe veprojnë si spiunë “.

Më tej ajo shton se “Shteti Islamik është një shtet perfekt. Ne nuk bëjmë asgjë që bie në kundërshtim me të drejtat e njeriut, gjëra të cilat i bëjnë ata që shkojnë në kundërshtim me ligjet e Allahut. Shteti Islamik nuk torturon askënd, por vepron sipas Sheriatit”.

Në Shtetin Islamik në të cilin bën pjesë, Fatima donte të bashkonte edhe të atin, nënë dhe motrën, të cilët tashmë janë arrestuar, para se të mund të bashkoheshin me të në Siri.

“Është një vrimë në ujë, sepse nuk shërben për asgjë. Nuk është logjike dhe as e arsyeshme që policia italiane vendos të arrestojë këto persona”, thotë Fatima lidhur me arrestimin e familjarëve të saj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb