Israa Seblani ishte duke bërë fotografi të dasmës së saj pak sekonda para se të ndodhë shpërthimi i fuqishëm në Bejrut të Libanit.

“Isha duke u përgatitur për ditën time të madhe për rreth 2 javë. Isha shumë e lumtur si çdo vajzë tjetër. Po martohem”.

“Prindërit ishin të lumtur që më shihnin në fustan të bardhë”, tha Seblan për SkyNews, transmeton Klan Kosova

“Çfarë ndodhi këtu teksa isha duke pozuar nuk ka fjalë për ta përshkruar. Ndihem shumë e pikëlluar, më beso isha e shokuar. Po pyesja se çfarë po ndodhte. Do të vdes? Si do të vdes?”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb