Një pacient i infektuar me koronavirus në Kosovë ka folur për media duke treguar se si kishte arritur ta kuptonte se ishte infektuar ai dhe familjarët e tij. Në një bisedë për RTV Dukagjini ka theksuar se gjendet i shtruar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Ne jemi tre familjarë dhe po na thonë që të tre jemi të infektuar me koronavirus”, ka theksuar ai. Pacienti ka deklaruar se gjendja e tij dhe bashkëshortes është e mirë. Gjendjen pak më të dobët e ka babai i tyre.

“Baba me thanë e ka gjendjen pak më dobët, por edhe ai është mirë. Nuk na kanë lënë me e pa. Unë jam me bashkëshorten me një dhomë të dy e jemi mirë. Me familjarët komunikojmë”, tha ai.

Sipas tij, familjen e tyre në Viti po e ndihmojnë të gjithë. Ai tha se as ai as bashkëshortja nuk kanë asnjë simptomë dhe se janë mirë.

Ndërsa për babain ka thënë se ishte sëmurë, kishte simptoma dhe e kishte dërguar fillimisht në Viti, pastaj në Gjilan dhe më pas në Prishtinë.
Babi i tij kishte ardhur nga Italia. “Baba tha se nuk po e ndjente veten mirë, dhe e dërguam te mjeku dhe ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.

“Fillimisht bashkëshortja kishte qëndruar me prindin, sepse unë kisha shkuar të pushoj. Kur u ktheva më thanë që duhet të shtrohem edhe unë në spital, dhe pastaj rezultuam që ishim të infektuar”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb