TIRANE- “Martesa jonë nuk ka pasur asnjë lloj grindje. Kemi pasur marrëdhënie normale. Se di se si ndodhi kjo punë.”. Ky ka qenë rrëfimi i bashkëshortit të Etleva Ndokës, parukieres së vrarë nga 31-vjeçari Alfred Nikolli. Në një lidhje telefonike në emisionin ‘Me zemër të hapur’ Bardhok Ndoka pohoi për herë të parë në media se nuk ka qenë në dijeni të asnjë lloj kërcënimi ndaj gruas së tij nga ana e Nikollit. Ndër të tjera burri i të ndjerës theksoi se në media u thanë gjëra se nuk mund të thuheshin.

INTERVISTA
Si është gjendja e djalit tuaj?
Bardhok Ndoka:
Ai arrin ta kuptoj pak dhe rri e dëgjon se çfarë flasim ne. Djali është i vogël dhe nuk arrin ta kuptoj.

Kush ju njoftoi për ngjarjen?
Bardhok Ndoka:
Unë nuk di asgjë nga kjo ngjarje. Më morën në telefon dhe më thanë se ishte sëmurë. Unë nuk dija asnjë lloj gjejë. Nuk di asgjë. E shihja ndonjëherë të mërzitur, por më thoshte se; ‘më dhimbte koka’.

Si ka qenë martesa juaj?
Bardhok Ndoka:
Martesa jonë nuk ka pasur asnjë lloj grindje. Kemi pasur marrëdhënie normale. Se di se si ndodhi kjo punë.

Si e ngriti parukerinë Etleva me çfarë parash?
Bardhok Ndoka:
Si fillim ka pasur një parukeri të parë, dhe më pas e ndërruam. I kemi biseduar të gjitha bashkë. Ato materiale që kemi marrë ia kemi dhënë lekët avash-avash.

A jeni kureshtar të dini motivet e ekzekutimit
Bardhok Ndoka:
Jo nuk jam kurioz.

Kur të rritet djali juaj çfarë do i thoni për nënën?
Bardhok Ndoka
: Kur të rritet do e kuptoj. Unë do ja them si larg e larg. Nuk e di për Zotin.

Ju keni një arsye se pse është ekzekutuar gruaja juaj? Pse u vra?
Bardhok Ndoka:
Nuk e di se çfarë ka bërë. Nuk e di. Ai e ka bërë atë punë. Të veprojë shteti dhe mediat kanë folur gjëra që s’kanë qenë për të folur. Ai është brenda dhe të veprojë shtetit, siç të jetë më e drejtë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb