Për herë të parë Alia Ghanem pranon të flasë. “Ishte një student i mirë, i bënë shpëlarje truri”. Ajo flet dhe për frikën e familjes për rolin e Hamzait, djalit të Osamës.

E ulur në një divan në Jeddah, e mbuluar nga një hixhab të kuq, pranë fotografisë së një burri të ri me mjekër që mbante një kostum kamuflazhi, Alia Ghanem, 75 vjeç, flet për herë të parë. Ajo nuk është një grua e zakonshme saudite. Alia Ghanem është nëna e Osama Bin Ladenit.

Edhe një terrorist e do nënën e tij, në atë pikë sa t’i fshehë shtigjet e tij të radikalizimit: Alia Ghanem, nëna e Osama Bin Ladenit, ka treguar për “The Guardian” se si themeluesi i Al Kaedës ishte një “djalë i mirë” kur ishte i ri dhe u mashtrua nga ndikimet e këqija gjatë studimeve të tij në Universitetin e Jeddah.

Gruaja, së bashku me dy djemtë e tjerë, Ahmed dhe Hassan dhe burrin e saj të dytë Mohammed al-Attas, ka pranuar të kujtojë birin e dashur.

” Osama studionte për ekonomi. Ai u takua me njerëz që i bënë shpëlarje të trurit. Ishte si një kult. I thoja të qëndronte larg prej tyre, ai kurrë nuk e pranoi tek mua se çfarë po bënte, sepse ai më donte shumë”, thotë Alia, duke shtuar se jeta e tij “ishte shumë e vështirë sepse ai ishte gjithmonë larg. Ai ishte një djalë shumë i mirë dhe më donte aq shumë”.

Alia flet nga qyteti i Jeddahut që ka qenë shtëpia e Bin Laden për breza dhe ku ka lindur perandoria e një prej familjeve më të pasura në Arabinë Saudite, raporton “BalkanWeb”.

Për Osaman shumë të ri dhe të ndrojtur ishte fatal takimi me Abdullah Azzam, një ish-anëtar i Vëllazërisë Myslimane, që pastaj u largua nga Arabia Saudite, i cili u bë mentor i tij në rrugën radikale.

“Por kurrë nuk kam menduar se ai mund të bëhej xhihadist”. Edhe sepse në krah të tij ishte Mohamed al-Attas, burri i saj i dytë, i cili sipas Alia e ka rritur shumë mirë Osaman që kur ai ishte tre vjeç.

Familja Bin Laden vendosi të fliste me gazetarët pas negociatave të gjata, falë dritës së gjelbër të autoriteteve saudite. Por për ta gjykimi për Osaman nuk është i lehtë: “Unë jam krenar për të, si vëllai im më i madh. Por nuk mendoj se jam krenar për atë si një njeri. Ai u bë i famshëm, por për asgjë”, thotë vëllai i tij Hassan.

OSAMA BIN LADEN (I DYTI NGA E DJATHTA) NË NJë VIZITË NÊ SUEDI MË 1971

Sipas nënës, Osama ishte shumë i drejtpërdrejt dhe një student i mirë: “Shpenzoi të gjitha pasuritë e tij në Afganistan. Dhe pikërisht atje në bazën pranë Kandaharit, që ai iu kishte marrë rusëve, e takuam për herë të fundit në vitin 1999”.

Pastaj ishte 11 shtatori, habia, turpi dhe frika e hakmarrjes mbi familje: “Të gjithë u kthyem në Arabinë Saudite”, ku aktualisht jetojnë të afërmit e sheikut, me lirinë e lëvizjes së kufizuar nga autoritetet e Riadit.

Tani dëshmia e xhihadit të dhunshëm i kaloi djalit të Osama, Hamza Bin Ladenit, i cili ka premtuar se do të hakmerret për të atin.

“Nëse Hamza do të ishte para meje, unë do t’i thosha atij: mendohu mirë para se të ndjekësh gjurmët e babait tënd. Po hyn në zona të tmerrshme të shpirtit tënd”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb