Autori i raportit për demokracinë të ”Freedom House” për Shqipërinë, Gjergj Vurmo ka folur për Neës24 lidhur me shkaqet që e kanë çuar vendin në rënie.

Vurmo thotë se Shqipëria në terma numerikë ka 47% demokraci, dhe në krahasim me Serbinë apo Malin e Zi që gjithashtu shënojnë përkeqësim janë më mirë se Shqipëria.

Më tej ai shton se nëse situata politike vijon me këtë sjellje nuk do të ketë përmirësime por duhet parë në reformat që do të ndërmerren në kuadër të integrimit europian edhe pse jo të gjitha mund të çojnë në përmirësim të demokracisë pasi duhet të përmirësojnë në thelb.

”Kthyer në terma numerikë Shqipëria ka 47% demokraci. Një shkak ka qenë edhe pandemia, neglizhenca prej saj dhe përplasja institucionale mes partive, po ashtu edhe zgjedhjet e qershorit me bojkotin e opozitës.
Kemi mbetur në të njëjtin stad të demokracisë prej 2 dekadash. Janë 2 dimensionet që kanë pësuar rënie, qeverisja qëndrore dhe proceset elektorale.
Ka pasur rënie edhe në Malin e Zi dhe Serbi edhe pse ato qëndrojnë më lart në Shqipëri.
Vetëm Maqedonia dhe Kosova kanë përmirësim të lehtë të demorkacisë por përkeqësimet vijojnë në rastet e Shqipërisë,Serbisë e Malit të Zi.
Nëse situata politike vijon me këto përplasje e tendenca personalisht mendoj që nuk do ketë një përmirësim të demokracisë. Duhet ndryshuar thelbësisht qasja, jo vetëm e aktorëve politikë por edhe institucionalë dhe atyre jashtë spektrit të institucioneve shtetërore.
Shqipëria vitin që vjen pritet të marrë disa Reforma në kuadër dhe të integrimit europian. Të shohim se çfarë ndryshime do të sjellin. Jo të gjitha reformat sjellin përmirësime.
Muajin që vjen pritet përfundimi i Reformës Zgjedhore, që duket si peng i dy palëve politike. Por sa do i përgjigjet kjo Reformë thelbit. Rënia e fasadës politike, në vendet e Ballkanit Perëndimor apo në vende të BE nuk po shfaqen më si vende demokratike apo as po mundohen të përmbushin standartet minimale. është këmbanë alarmi. Tek Shqipëria do veçoja parlamentin, pasi nuk po bën rolin plotësisht ligjëbërës. Krejt e kundërtapo ndodh, është e vështirë. Pushteti ekzekutiv ai që dominon mbi legjislativin.”- tha Gjergj Vurmo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb