Ish-banorja e “Big Brother 6”, Rike Roci ka dhënë një intervistë ekskluzive pas bujës në shumë media evropiane, për praninë e saj në stadium.

Emocionet tuaja mbrëmë?
Emocione të mëdha…të shikosh aq shumë shqiptarë bashkë ne stadium është vërtetë emocionuese. Kam pasur ankth deri në momentet e fundit të ndeshjes.

Kush janë më të bukur, lojtarët e Italisë apo Shqiperisë?
Italia ka Pelle që është vërtetë shumë i mirë (qesh).

Cili është lojtari më seksi i kombëtares?
Mendoj se vendin e Canës nuk e zë njeri por edhe Balaj jo keq (qesh).

A ka qenë e qëllimshme veshja për të rënë në sy të mediave?
Jo veshja aspak, thjeshtë kam pasur vërtetë nxehtë.

A do të jeni të pranishme në ndeshjen e ardhshme kundër Rumanisë?
Nuk e di nëse mundem shpresoj se do ta shoh edhe ndeshjen me Rumaninë.

Pas Shqipërisë, cila është skuadra juaj e preferuar në këtë kampionat?
Pas Shqipërisë normal jam me Italinë, është vendi ku unë jetoj dhe jam rritur dhe më ka dhënë shumë.

Zakonisht tifoze të tilla premtojnë çmenduri…Çka do të bëjë Rikja nëse e mposhtim Rumaninë?
S’e di, nëse ndodh do shihet (qesh).

Cila do të ishte dhurata jote për lojtarin shqiptar që do të bente golin e parë në këtë kampionat?
Të bëjë golin njëherë pastaj e mendojmë.

A mendon se keni ndikuar në promovimin e bukurisë femërore shqiptare?
Këtë nuk e di, unë veten seksi nuk e ndjej. Ma thonë të tjerët që jam një nga femrat shqiptare më seksi dhe normal për mua është kënaqësi.

A keni takuar ndonjërin nga lojtarët e kombëtares?
Kjo mbetet sekret.

Kush mendon se është fajtor për humbjen e mbrëmshme?
Nuk mendoj se ka fajtor, ne lozëm shumë mirë por momentet e fundit u lodhëm.

A jeni single apo në lidhje?
Thjesht nuk jam vetëm.(lajmi.net)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: