Pas pritjes që i bëri Dibalas, portieri shqiptar i Lazios, i cili konsiderohet si heroi i sfidës mes Lazios dhe Juventusit ka treguar sekretin e pritjes së penalltisë.

Në një prononcim të shkurtër për “lazionews24”, Thomas Strakosha tha se kjo ishte një fitore e grupit jo vetëm e njërit, ndërsa thotë se e këshilloi edhe babi i tij, Foto Strakosha.

“Cfarë bëra unë? Nuk e bëra vetëm unë. E bëri skuadra, grupi, stafi, tifozët. Kjo ishte një fitore e grupit jo vetëm e njërit. Çfarë mendove para se të gjuhej penalltia? Mendova se barazimi nuk do të ishte i drejtë, sepse bëmë gjithçka mirë në fushë.

Zoti më ndihmoi. Si Grigioni (trajneri i portierëve) ashte edhe babai im, më këshilluan që të hidhesha në krahun e djathtë. E kishim studiuar Dibalën dhe dinim se ku do shkonim. Unë kam pritur një penallti më në fund. Na ndihmoi pak edhe fati.

Lorik Canën? Ai është është një person i shkëlqyer dhe ishtë një lojtari i madh në fushë, i cili jepte gjithmonë këshilla”, përfundoi portieri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: