Ashtu siç u vendos dje nga KAS, ditën e sotme në KQZ do të hapen kutitë e votimit për bashkinë e Belshit.

Përfaqësuesit ligjor të “Bashkë Fitojmë” depozituan dje në KAS disa pretendime lidhur me procesin e votimit dhe numërimit për këtë bashki, ndërsa theksojnë se rreth 60 fletë votimi rezultojnë se janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që shënimet kanë qenë ndryshe nga ato që lejohen nga KQZ.

Ata thanë dje se disa janë shënuar me pikëpyetje, e disa të tjera janë shkarravitur, ndërkohë që pasi janë shpallur të vlefshme i kanë kaluar si vota PS.

“Janë ngritur 6 tavolina numërimi në të cilën do të rinumërohet fletët e votimit për 40 kutitë e votimit”, tha gazetari Ergys Gjençaj.

Si provë kontestuese për rezultatin përfaqësuesit e ‘Bashkë Fitojmë’ depozituan dhe një video ku sipas tyre rezultojnë se në kuti ka dy fletë votimi më shumë sesa shkruhet në procesverbal. Vendimi për hapjen e kutive sot në orën 13:30 u mor pas kërkesës së dy anëtareve të KAS, Lediu Braho dhe Elvis Çefa.

Gjithashtu përfaqësuesit e koalicionit kërkojnë nga KAS që të mos përfshihen në tabelën e rezultateve të zgjedhjeve votat e dala nga burgu i Rrogozhinës.

Ndërkohë pritet nga KAS edhe vendimmarrja për Rrogozhinën, në orën 12:15.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: