Ka qytetarë  që nuk hezitojnë të shkojnë në qendrën e votimit, të mbajnë radhe dhe kur vjen puna për të zgjedhur kandidatin apo partinë, në vend të kësaj lenë shënime që të bëjnë për të qeshur. Të tilla nuk kanë munguar as në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Numëruesit kanë parë mesazhe nga më të ndryshmet në vend të emrit të kandidatit për kryetar bashkie.

Një votues në bashkinë e Tiranës e ka bërë votën e tij automatikisht të pavlefshme pasi ka shtuar një kandidate për kryetar bashkie. Ajo është nëna e tij. “Kandidatura e re” është shtuar me stilolaps poshtë kandidatëve zyrtarë të aprovuar nga KQZ. Për ta bërë votën “sa më të besueshme” për numëruesit, në krah të alternativës së saposhtuar, votuesi ose votuesja entuziaste ka vendosur edhe shenjën “X”. Vota me shënim nuk ka kaluar pa buzëqeshjet e numëruesve dhe komisionarëve, një moment relaksi për ta pas lodhjes dhe ngarkesës së numërimit.

Në bashkinë e Shkodrës, një votues nuk ka preferuar as socialistin Beci apo kandidatin e “Bashkë Fitojmë”. Vota i ka shkuar këngëtarit shkodran Luiz Ejlli i cili po shijon famën pasi fitoi edicionin “Big Brother VIP 2”.

Ndërsa në bashkinë e Pogradecit një tjetër votues ka lënë dhe një mbishkrim i pakënaqur nga kandidaturat për këtë bashki. Ylli i repit Korean Min Yoon-gi është kryetari i bashkisë që votuesi dëshiron. Në fund të fletës së votimit është vizatuar edhe një zemër e madhe për të. Në bashkinë e Vlorës të fituar tashmë nga Partia Socialiste, ky votues ka një mesazh për kryedemokratin Berisha, e pyet perse e beri kështu këtë pune. Ndërsa në një qendër numërimi është gjetur një fletë, ku një tifoz i skuadrës së Milanit ka shprehur dashurinë e tij për skuadrën e zemrës. Sakaq një rekord fletësh votimi janë shpallura të pavlefshme në zgjedhjet lokale, por KQZ ende nuk e ka shpallur numrin zyrtar të tyre. Në zgjedhjet parlamentare në 2021 janë shpallur ta pavlefshme 43 566 fletë votimi  të hedhura në kutitë e votimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: