Në futboll shpesh nuk mjafton të fitosh gjithçka në një vit, nuk mjafton të fitosh 6 trofe, nuk mjafton as të zhvillosh një lojë fantastike, shpesh disa përplasje të vogla brenda ekipit dhe ideja për të marrë drejtimin e përfaqësueses gjermane mund të dërgojnë në një divorc të bujshëm. Hansi Flick nuk është më i bindur për të vijuar karrierën e tij tek Bayern Munich, më shumë se sa eliminimi nga PSG, tekniku duket i lodhur nga përplasjet e vazhdueshme me drejtorin sportiv Hasan Salihamdizic. Mediat gjermane janë të sigurta se Flick do të qëndrojë tek Bayern deri në fund të sezonit për të marrë më pas drejtimin e përfaqësueses gjermane. Edhe vetë trajneri në konferencë për shtyp, u shfaq i lëkundur, i sigurt se ka ardhur koha për të reflektuar:

Flick Rinovim
Flick Rinovim

“Nuk e kam menduar akoma se çfarë do të bëj, por si trajner duhet gjithnjë të reflektosh se si të arrish maksimumin e suksesit. Rritja është një proces i vazhdueshëm. Duhet gjithnjë të reflektosh, është normale të mendojë për të ardhmen. Të shohim nëse do të jetë ndonjë skuadër që mund të rritet së bashku me mua, më duhet ta bëjë këtë vlerësim:, u shpreh Flick, një deklaratë publike kjo që shton edhe më shumë zërat për një largim të sigurt në fund të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb