Javët e fundit ka pasur disa thashetheme në lidhje me një flirt të supozuar mes tenistes angleze Emma Raducanu dhe pilotit francez të MotoGP Fabio Quartararo.

  Të dy do të fillonin të flisnin me njëri-tjetrin, duke zhvilluar një simpati të veçantë, sakaq komentet e ndërsjella në profilet sociale tregonin se diçka kishte mes tyre.

 Megjithatë, e papritura duhet të ketë ndodhur: Raducanu, në fakt, nuk e ndjek më Quartararon në Instagram.

 Arsyeja? Piloti i Yamaha-s do të kishte “harruar” të përmendte se tashmë po dilte me një vajzë tjetër, 19-vjeçaren Mimi Slinger…

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb