Deputeti konservator, Kujtim Gjuzi, gjatë fjalës së tij në Parlament, foli mbi librat e publikuara nga kryeministri Rama më herët dhe tani së fundmi nga lideri i PD Lulzim Basha.

Gjuzi tha se Partia Konservatore dhe aleatët kanë një kandidat shumë të mirë për kryeministër, doktor shkencash, ndërsa ironizoi duke thënë se doktorët e shkencave njëri e ka bërë Shqipërinë “kurban”, duke iu referuar librit të botuar nga kryeministri Rama, ndërsa Bashën e krahasoi me Adolf Hitlerin.

“Pse detyrohen Shqiptarët që pa dhunuar gjak të mos futen në operacion. Një zonjë nga Tropoja kërkoi ndihmë prej meje, shkova dhe dhurova gjak, ata thanë që nuk garantohet po nuk dhuroi ndonjë familjarë gjak. Për këtë duhet të flitet dhe jo për negocimet ruso-kineze, Lindja e Largët është e Kuqe. Ne kemi kandidaturë të shkëlqyer për kryeministër, doktor të shkencave Eneriko Ceko. Ndërsa dy doktorët e tjerë të shpresave e kanë bërë Shqipërinë Kurban me librin kurbanin dhe tjetri na u bë si Adolf Hitleri. Qytetarët e Durrësit të mos besojnë më këta që i kanë dëgjuar prej 30 vitesh”, tha Gjuzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: