E moshuara Hume Shabani i është kthyer sërish ngjarjes që ndodhi në 2019-ën në banesën e saj ku tre persona që u prezantuan si policë grabitën mbi 500 mijë euro, të ardhura nga puna e djemve në Itali.

Në një rrëfim për emisionin Uniko, 80-vjeçarja tha se ‘policët’ flisnin si nga Tirana, ndërsa i kishin thënë se ishin nga Priska.

“Flisnin si nga Tirana. Se thanë që jemi nga Tirana, nga Priska e Tiranës. Ata më lanë në dhomën tjetër. Nuk më lanë që të hyja te dhoma e gjumit ku ishte kasaforta. Ata nisën që sharronin kasafortën me gur freksibël. I thashë; çne të sharrojë policia. Më thanë; po kontrollojmë për armë.”, tha ajo. Ndërkohë, për të bijën për të cilën dyshojnë se fshihet pas ngjarjes, familjari tha se nuk kanë më kontakt pas grabitjes.

“Vajzën dyshoj se e ka shtyrë i shoqi. Jam shumë i bindur se është vajza dhëndri. Thash dhe në polici se ‘futini brenda të dy dhe do tregojnë, se pastaj e bëj unë burgun për ta’. Me vajzën nuk kemi më kontakte që prej asaj dite që ndodhi. As numrin e telefonit nuk ia kemi.”, tha babai.

Hume pohon se e ka marrë malli për vajzën, ndërsa hedh akuza për dhëndrin e saj se ai merrej me drogën. “Më ka marrë malli për gocën sa… Se di ça i kanë bërë. Dhëndri merrej dhe me drogë. Ka pas mbjellë malin me drogë. Mos i kanë hedhur drogë vajzës.”, tha e moshuara.

Po ashtu kryefamiljari bëri një thirrje për të bijën. “Pastë faqen e zezë me këtë që na ka ba. Me ja bë nënës dhe babës. Duke e ndihmuar…e kam ndihmuar. E kam pas ndihmuar me qiranë, e qumësht e djathë e gjizë. Ja kam pas çu dhe këto të kopshtit. Me dhëndrin dhe vëllain e vetë të merret shteti, unë nuk kam punë.”, tha ai.

Ndërkohë, nëna mes lotësh tregoi se vazhdimisht i kishte kërkuar të bijës që të tregonte të vërtetën. “I thash kallëzo ngjarjen, se ti mbajmë ne fëmijët. Veç të dimë ngjarjen si është. I thamë disa herë se nuk do i lëmë fëmijët, meqë baba do i futet në burg. Por ajo thotë; nuk di gjë. Ajo tha; kam për të rënë në shkëmb nëse del që është burri dhe kunati.”, tha e moshuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb