Neymar, gjithnjë Neymar, është ai në qendër të mediave, përbën lajm në çdo gjë që bën dhe nuk bën. Sulmuesi brazilian është hija e emrit të tij në këtë post Botëror, fillimisht kartoni i kuq kundër Strasburgo, më pas mungesa në funeralin e Pele dhe së fundmi ndeshja katastrofike ndaj Rennes.

Paraqitja e Neymar bëhet edhe më e rëndë pasi as pjesa tjetër e ekipit nuk po funksionin, ndaj Rennes pësuan humbjen e dytë në tre ndeshjet e para në 2023. E përditshmja franceze L’Equipe e ka vlerësuar paraqitjen e Neymar me notën 3:

Oney
Oney

“Humbi topa në një zonë të komplikuar dhe nuk krijojë kurrë një rast të rrezikshëm. Një ndeshje shqetësuese një muaj përpara sfidës kundër Bayern”, shkruan L’Equipe. Akoma më i ashpër në analizën e tij ishte dhe gazetari Daniel Riolo i cili e cilëson Neymar si dështimin më të madh në historinë e futbollit:

Neymar
Neymar

“Po flasim për një lojtar për të cilin u investuan 222 milionë euro, për ta blerë nga Barcelona, paguhet 30 milionë euro në sezon, personalisht mendoj se është dështimi më i madh në historinë e futbollit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: