Largimet e Raphael Varane dhe Sergio Ramos, duket se nuk do të jenë të fundit për Real Madrid.

“Mbretërorët” janë të gatshëm të heqin dorë nga lojtarët më të mirë në ekip, nëse për ta, vjen një ofertë e mirë.

Kështu të paktën pretendon “El Trasistor”, e cila i referohet burimeve afër klubit madrilen.

Isco Alarcon mund të jetë lojtari i radhës që mund të ikë nga Madridi dhe për të “Los Blancos” kërkojnë plot 30 milionë euro. Edhe Lucas Vazquez është në shitje, ndoshta atit mund t’i bashkëngjiten Vinicus Junior, Gareth Bale, Nacho, Eden Hazard e disa futbollistë së tjerë.

E për të mbushur zhgënjimin e tifozëve, Florentino Perez është i gatshëm që të arrijë transferimin e Kylian Mbappe, i cili prej kohësh e ka shprehur hapur pëlqimin për t’u transferuar në Spanjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: