“Një si ti unë doja, doja ta kem n’jetë…” është vargu që ka goditur më shumë publikun në baladën suprizë të Flori Mumajesit, ku shfaqet shumë romantik pranë Arilena Arës. Në një foto bardh e zi e të përqafuar si dy të dashur që i besojnë ndjenjës së vërtetë, pas dy vjetësh Flori rikthen një tjetër trekëndësh dashurie në vëmendjen e publikut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtari dhe kantautori i njohur, pas këngës “Thjesht të du”, për të cilën ish-e dashura Liberta Spahiu tha publikisht se po e priste këtë këngë që të martohej, ai sjell projektin e ri me Arilena Arën, një romancë e vërtetë dashurie. Kështu, një javë pasi u përfol për një rindezje të marrëdhënies me moderatoren e “Prive”, ai shfaqet shumë pranë Arilena Arës, duke rikthyer edhe një herë pas dy vitesh trekëndëshin e dashurisë mes dy vajzave të njohura të showbizz-it.

Nga “Thjesht të dy”, ku në skenë hyri Liberta me deklaratat e saj, vjen “Doja” me fjalë zemre, dedikuar Arilenës. E nëse në këngën e parë ai flet për një histori dashurie që do ta çojë në altar, në të dytën fjalët e tij janë: “Një si ti unë doja, doja ta kem n’jetë. E ngushëlloja veten gjoja s’është kjo e vërtetë. Pa ty nuk doja, nuk e besoja se të humba ty përjetë”, është kjo një frazë e këngës.

Bashkëpunimi i Florit me Arilenën vjen pas bashkëpunimit të “Nallane”. Pas dy vitesh ai rishfaqet pranë artistes së hitit ”Nëntori”, edhe pse u duk se bashkëpunimi i tyre kishte mbetur me aq. Arilena dhe Flori shfaqen si çift i vërtetë, duke pozuar në studio fotografie me foto bardh e zi për foto-coverin për këngën e tyre të re.

HISTORIA PËRSËRITET, FLORI MUMAJESI SËRISH MES LIBERTA SPAHIUT DHE ARILENA ARËS

Duket se edhe kësaj here, për të dytën herë, kantautori shumë i talentuar është gjendur mes dy femrave, një biondeje në fushën e tij dhe një bruneje në botën e televizionit. Fjala është për këngëtaren Arilena Ara dhe moderatoren e “Prive” prej nëntë vitesh, Liberta Spahiun.

Ai personalisht nuk kishte deklaruar në media ende as për njërën, as për tjetrën, edhe pse për të dyja ka pasur aludime të shumta se ai ka pasur histori. Por duket se lojën e hapi e para Arilena Ara pak kohë më parë, e cila po shijon suksesin dhe turet koncertore me këngën “Nëntori”.

E ftuar para Vitit të Ri në programin “Top Show magazine”, Arilena pranoi të fliste edhe për marrëdhënien me Florin, për të cilin u fol se kishin përjetuar një flirt pasionant që nga bashkëpunimi për klipin “Nallane 3”, të pasuar me deklarata të hapura në 35- vjetorin e muzikantit. Ndërkohë që Flori po përflitej për histori me Libertën, e cila është dhe arsyeja e vendosjes së tij në Prishtinë, Arilena ka folur për atë, që mund të ketë ndodhur mes saj dhe Florit.

“Gjithçka nisi duke pirë një gotë verë”, tha ajo në “Top Show”, pa e mohuar se mes tyre ka pasur diçka më shumë. Natyrisht që deklarata e Arilenës nxori në sipërfaqe një histori të fshehtë mes saj dhe kantautorit, për të cilën ndoshta Flori nuk do të kishte dashur të fliste, aq më tepër tani që lidhja e tij me Libertën ka marrë drejtim serioz.

Kështu, nisur nga ky konfuzion mediatik dhe zhurma që shkaktoi Arilena, ai ishte i detyruar në njëfarë mënyre ta niste Vitin e Ri 2018 me një deklaratë dashurie për vajzën më “cool” të Prishtinës, Libertën. Gjatë koncertit në Prishtinë, ku performoi me djemtë e “Threedots” mesnatën e së mërkurës, Flori në mes të koncertit i bëri dedikimin special Libertës. Ai iu drejtua publikisht me fjalët: “Jam me fat që të kam pranë”, duke e bërë moderatoren të emocionohej në prani të miqve.

Momenti në fjalë është filmuar nga miku i tyre, moderatori Alaudin Hamiti, i cili e ka postuar atë në “Instastory”, për ta fshirë vetëm pak minuta më pas. Le të shohim nëse ky trekëndësh është thjesht një intrigë e bukur showbizz-i, apo Florit i duhet të zgjedhë vërtet mes të dyjave. Pasi ai i bëri një dedikim Libertës gjatë një koncerti në Prishtinë për 33-vjetorin, ajo pranoi t’u përgjigjej pyetjeve për të.

E pyetur se kush është Flori në jetën e saj, ajo iu përgjigj: “Eshtë një gjeni për atë që bën”. Ndërsa pyetjes tjetër, nëse mund të jetë ajo një nuse në Tiranë, iu përgjigj: “Po, pse jo”. Ata u përfolën për lidhjen dy vjet më parë, që kur Liberta u fotografua pranë Florit dhe djemve “Threedots”. Pas kësaj marrëdhënieje, Flori u zhvendos në Prishtinë për të mos pasur lidhje në distancë. Më pas u fol për një ndarje, por ende asgjë nuk kanë deklaruar se çfarë ndodhi realisht.
(Panorama)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb