TIRANE

Ditën e djeshme, Flor Mumajesi, ka festuar ditëlindjen e tij. Urimet për këngëtarin ennjohur kanë qenë të shumtë si nga familjartët, miqtë e deri tek fansat.

Mirëpo një ditë më pas Flori ka zgjedhur të reagojë me disa fjalë që me siguri kanë habitur të gjithë. “Reflektim” shkruan Flori përkrah një imazhi ku ndër të tjera thuhet:

“Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time! Kurrë… Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më lumturojnë ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës”.

Më pas Flori ka zgjedhur të falenderojë të gjithë ata që e kujtuan dhe e uruan nga zemra. “Ju do Flori! Faleminderit të gjithë atyre që me zemër nga zemra më kujtuan dhe më uruan”- shkruan ai në një foto tjetër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: