TIRANE

Ditën e djeshme kantautori Flori Mumajesi prezantoi këngën pjesëmarrëse në edicionin e 20 të “Kënga Magjike”. Përgjatë intervistës që bëri para se të niste të këndonte, ai zbuloi disa detaje nga jeta e tij personale edhe pse rrallë flet për jetën e tij private.

Një pjesë e teksteve të këngëve të tij të fundit janë komentuar mjaft në rrjet, aq sa shumë kanë guxuar dhe kanë hamendësuar se këto dedikime të koduara, Flori i ka adresuar tek Elvana.

https://www.youtube.com/watch?v=qTULrBgM9WA

Në fakt, nuk është aspak kështu. Edhe pse nuk ka dashur asnjëherë të flasë ndryshe veçse me muzikë, Flori, sot, nga Kënga Magjike, ka preferuar ta rrëfejë vetë pyetjen që i ka munduar të gjithë.

Flor, a ke rënë ndonjëherë në dashuri vërtet? – ishte pyetja që i është bërë këngëtarit. Këngëtari theksoi po ashtu se gjatë jetës së tij ka dashuruar vetëm një herë.

““Ta them një herë e mirë. Përgjigjja imë është PO. Kkam rënë në dashuri vetëm një herë dhe njeriu një herë dashuron vërtetë në jetë”,- u shpreh Flori.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb