Më 8 qershor në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Florian Marku, do të ndeshet në një duel spektakolar me serbin Sladjan Dragisic. Kjo do të jetë ndeshje e para e Markut në vendin e tij dhe ai ka premtuar se do ta mposhtë serbin që në raundin e parë.

“Ndihem shumë i lumtur që jam kthyer në atdhe, mezi po e pres ndeshjen e 8 qershorit, kam punuar shumë për këtë ditë.”-shprehet Marku për ‘super sport’.

Për përgatitjet?

Kam dy muaj që po përgatitem, kam qenë në Tajlandë për t’u stërvitur……

Cila është pika jote më e fortë?

Zemra (buzëqesh). Stërvitja e tepërt. Gjithmonë kam patur shumë vullnet për t’u stërvitur, e kam bërë këtë që 12 vjeç.

Si ndihesh në Tiranë ku njerëzit të buzëqeshin dhe kërkojnë të bëjnë autografe?

Jam shumë i lumtur. Pasi shqiptarët dhe kosovarët më kanë përkrahur në të gjithë botën. E kam ndjerë mbështetjen shumë të madhe që kam patur prej tyre. Për mua çdo ndeshje është e njëjtë, nuk më intereson se kush është kundërshtari. Por është një emocion krejt ndryshe kur ndeshesh para njerëzve të tu, këtu në Tiranë.

Është krenari, unë jam shumë krenar. Unë e dua këtë sport që bëj dhe i premtoj të gjithë shqiptarëve që kam për të arritur shumë lart dhe kam për ta ngritur flamurin shqiptar në majat e këtij sporti.

E ke studiuar kundërshtarin? Si mendon se do të jetë ndeshja?

Ndeshja do të përfundojë në raundin e parë me nokaut, është e sigurtë. Kundërshtari është i mirë por jo në nivelet e mija. Nuk është ndeshur kurrë me një kundërshtar si puna ime. Këtë do ua vërtetoj ditën e ndeshjes.

Serbi ka dhënë një intervistë që me mua do boksoi në këmbë. Unë ua premtoj që nëqoftëse zgjedh që të boksoi me mua në këmbë, në raundin e parë do të jetë nokaut.

I pres të gjithë shqiptarët kudo që janë të vijnë të më përkrahin. U premtoj një fitore të madhe.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb