TIRANE– Deputeti i Partisë Demokratike Florion Mima ka dorëzuar në polici tre ditë më parë një kallëzim për kërcënim. Në kallëzimin që mban datën 26 prill, deputeti Mima thotë se në adresë të tij janë bërë telefonata kërcënuese dhe shqetësuese nga një numër i fshehtë.

Pas denoncimit, policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për identifikimin e telefonatave që shkojnë në drejtim të deputetit demokrat Florion Mima.

Padia e ngritur nga Mima për kërcënim po trajtohet nga drejtoria e Policisë së Tiranës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb