TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim të qytetarit dixhital.

Berisha e ka cilësuar daljen në media të kryeministrit Edi Rama tek sheshi Nënë Tereza, ku u prezantua flota e re e ambulancave, një show të neveritshëm. Ndërkohë, qytetari dixhital i shkruan Berishës se pavarësisht faktit që kishte marrë ambulancën në telefon pasi fqinji i tij ishte sëmurë, ata kishin pritur 35 minuta dhe më pas ishin detyruar që të merrnin taksi.

DENONCIMI TE BERISHA
Reagim i qytetarit ndaj shoët te neveritshem te Kallam Fasades!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Persh z Berisha … jam nje banor i Tiranes, ( freskut) patem nje emergjenc ne lagje pasi nje komshiu im ishte shum semure… morem ne tel ambulancen dhe kemi 35 min qe presim… u detyruam te marrim taxi qe ta dergojm… nderkohe tani ne TV shofim spektaklin e shemtuar qe kryeministri ben duke mbledh tek Sheshi Nenë Tereza gjithë ambulancat edhe ato qe i kemi pasur … Edhe sa do durojmë me keto fasada te shemtuara…
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: