TIRANE-Vëmendja në sistemin e kujdesit shëndetësor nuk do të jetë vetëm tek maternitetet dhe transformimin e të gjithë shërbimit të kujdesit për nënën dhe fëmijën në Shqipëri, në nivel rajonal apo bashkiak, por edhe në shërbimin e Urgjencës.

Në krah të ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, në komunikim me publikun, kryeministri Rama njoftoi se deri në fund të vitit pritet të finalizohet edhe fuqizimi i rëndësishëm i shërbimit të Urgjencës.

“Presim të finalizojmë deri në fund të vitit edhe fuqizimin e rëndësishëm të Urgjencës me 32 autoambulanca të reja që do transformojnë shërbimin e Urgjencës edhe më shumë se sa është transformuar tani, ndërsa katër vjet më parë nuk ekzistonte”, theksoi kryeministri.

Rama pohoi se shërbimi është ende problematik, por me flotën e re të autoambulancave do të jemi në gjendje të kemi shërbime të mira, falë reformës së Urgjencës në shërbim kombëtar me qendër në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb