SARANDE- Fluks automjetesh në aksin Butrint-Qafë Botë. “BalkanWeb” mëson se drejtuesit e mjeteve janë bllokuar në trafik për gati 3-4 orë, ndërkohë që radha ka shkuar në 1 km.

Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar për “BalkanWeb” një video ku shihet se si është bllokuar një krah i rrugës, ndërsa makinat qëndrojnë në radhë.

Kujtojmë se në këtë periudhë të gushtit ka ende qytetarë që zgjedhin të kalojnë pushimet në Sarandë dhe përgjatë kësaj zone, dhe më pas largohen nga pika kufitare e Qafë-Botit drejt Greqisë, apo anasjelltas.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb