Fluksi i kosovarëve drejt bregdetit shqiptar vijon në këto ditë të nxehta gushti. Nga Kosova drejt Shqipërisë, edhe në fillim të kësaj jave, në orët e para të mëngjesit të sotëm kishte kolonë 1500-2000 metra në vendkalimin kryesor në autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, por kalohej pa pritje të gjata, për 5-10 minuta.

Ndërsa, në dy vendkalimet e tjera kufitare, në Qafë të Prushit kalohej për 2-3 minuta e në Qafë të Morinës për 1-2, bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, shkruan ata.

Kolona të gjata nga Kosova drejt bregdetit shqiptar kishte edhe javën e kaluar.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në Kosovë këtë javë do mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat maksimale të ditës parashikohet të lëvizin ndërmjet 28 e 36 gradë Celcius.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb