TIRANË- Ndryshimet klimaterike me temperatura të ulëta dhe shi kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të virozave dhe gripit stinor kryesisht tek moshat pediatrike. Në urgjencën e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, situata është tepër e rënduar për shkak të fluksit të madh të urgjencave që arrin në 400 raste në ditë, veçanërisht në fundjave ku e gjithë ngarkesa e shtuar përballohet me vetëm dy mjekë për turn.

Sipas të dhënave të Pediatrisë, ky numër është relativisht i lartë, dhe është dyfishi i kapacitetit të këtij shërbimi.

Për radhët e gjata në pritje të vizitës prindërit fajësojnë Qendrat shëndetësore dhe mjekët e familjes. Por ky pretendim konsiderohet i pavërtetë nga mjekët e parësorit që deklarojnë se në qendrat shëndetësore ka gjithnjë mjekë për urgjencat përfshirë ditët e diela dhe ditë festash. Mjekët thonë se këtë vit, rastet e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës është më i madh se një vit më parë. Bluzat e bardha u bëjnë apel prindërve të mos anashkalojnë mjekun e familjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: