Festa e Pashkëve ka shtuar fluksin e lëvizjeve në Kakavijë.

Pasi festuan Pashkët emigrantët kthehen në Greqi ku jetojnë dhe punojnë.

Në pikën kufitare Kakavijë pasur një fluks të shtuar të lëvizjeve në dalje. Sakaq lëvizja ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur vonesa apo radhë në të dy anët e kufirit.

Gjithashtu edhe në Pikën Kufitare Kapshticë ka pasur një fluks të lartë të lëvizjeve. Pala shqiptare ka punuar me sportele maksimale duke bërë të mundur që lëvizja të jetë pa vonesa.

Ndërkohë në hyrje të Shqipërisë vihet re një numër më i ulët në krahasim me daljet, ku fluksi është më i lartë pasi emigrantët largohen në shtetin fqinj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb