Kur jemi në ditën e dytë të rifillimit të vitit akademik, pas një periudhe prej më shumë se 1 viti e gjysmë pauze, situata vijon të jetë jo e qëndrueshme. “News 24”, nëpërmjet gazetarëve të saj në rrethe, ka treguar një tablo të gjerë të asaj që po ndodh në të gjitha universitetet e vendit.

Gazetarja Lorena Kodra, raportoi se në Universitetin “Fan Noli” në Korçë studentët janë lejuar të futen në auditorë, paçka se pjesa më e madhe e tyre nuk janë të vaksinuar dhe nuk kanë paraqitur test PCR negativ. Ajo tha se kjo javë do të shërbejë si javë ndërgjegjësimi.

“Studentët kanë hyrë në universitet pa kontroll për vaksinimin. Studentët i janë kthyer auditoreve, edhe pse urdhri ishte që studentët e pa vaksinuar nuk lejohen për t’u future, zv. rektori, tha se ata do të lejohen të futen dhe kjo javë do të shërbejë si kohë sensibilizimi. Edhe pse këtë vit studentët janë përballur me këtë vendim, një pjesë e studentëve kanë thënë që s’do e bëjnë vaksinën. Nga e gjithë kjo situatë, rektorati nuk ka shifra zyrtare sa janë të vaksinuar apo jo. Pjesa më e madhe ishin skeptikë dhe nuk e kishin aplikuar, që nga dje në qendrat e vaksinimit në Kocë, janë vaksinuar vetëm 3 studentë. Studentët janë liruar të futen në auditor. Të gjithë janë future në auditor”, tha Kodra.

E njëjta situata vijon edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Studentët atje janë pranuar të futen në auditore, ndërsa mësimi ende nuk ka vijuar normalisht. Sa i përket studentëve të vaksinuar janë të pakët në numër, ndërsa interesimi për të marrë të paktën një dozë të vaksinës në qendrat e posaçme pranë universiteteve, është i ulët.

“Edhe ky vit akademik, do të vazhdojë me problem. Kjo duket edhe te paraqitja e një numri të vogël studentësh në auditore, pasi rektorati i ka lejuar të gjithë të marrin pjesë në leksione sepse kjo do të jetë javë konsultimi. Nga ora 9 deri më tani ka një fluks minimal të studentëve. Ky është realiteti i vitit të dytë. Pikat e vaksinimit janë në gatishmëri. Numri i atyre që pohojnë që janë vaksinuar është minimal. Duket se ende nuk ka filluar mësimi në universitet, absurde kjo, por këtë e pranojnë dhe jashtë kamerave pedagogët. Në rreth 90 min, nuk është paraqitur asnjë student për t’u vaksinuar. Situata vijon të jetë e vështirë sepse në Elbasan, por edhe në vendin tonë ka persona të infektuar”, u shpreh gazetari Popja.

Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, numri i sutdentve të pavaksinuar është i lartë. Sipas gazetarit Enrik Mehmeti, studentët refuzojnë të vaksinohen, pasi mungojnë vaksinat Pfizer. Ata sipas tij, janë në pritje të një zgjidhje apo urdhri të ri nga autoritete shtetërore.

“Ende s’ka vijuar në mënyrë të rregullt mësimi. Ka studentë që janë jashtë. Nuk ka pasur pjesëmarrje të madhe sa i përket studentëve që refuzojnë të vaksinohen. Shumë prej tyre s’kanë shkuar në universitet me shpresën e një zgjidhje tjetër. Shumë prej studentëve presin një zgjidhje nga ana e autoriteteve shtetërore. Situata paraqitet e qetë. Studentët që kanë refuzuar të vaksinohen nuk futen në mësim, ndërsa janë ata që kanë kryer vaksinën, të cilët janë futur në auditore. Nuk ka pasur reagime të ashpra nga studentët. Nuk po marrin as mungesa për faktin se është dita e dytë e universitetit. Pritet të ketë përgjigje për këta studentë, që mund të hyjnë me testin PCR. Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti që në Universitetin e Vlorës ka pasur studentë që nuk duan të vaksinohen. Numri i personave që janë vaksinuar është tepër i ulët. Shumë prej studentëve kanë ngritur pretendimin e vaksinës Pfizer që nuk ka qenë e mundur për studentëve. Shumica e studentëve presin ardhjen e kësaj vaksine për ta aplikuar”, tha gazetari.

Situata në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër është më e qëndrueshme. Studentët atje janë lejuar në auditorë, ndërsa rreth 45% e studentëve janë vaksinuar të paktën me 1 dozë. Ndërsa interesimi për t’u vaksinuar në qendrat e posaçme pranë universiteteve ka qenë i ulët
“Edhe këtë javë të parë do të lejohen të futen studentët edhe të pavaksinuar, por duke bërë një punë bindëse për vaksinimin e studentëve. Kjo javë do i përkushtohet përpjekjeve për vaksinim. Do të bëhet ky sensibilizim jo vetëm nga punonjësit e shëndetësisë, por edhe pedagogët. Nga universiteti 45% e studentëve janë të vaksinuar, të paktën me 1 dozë, ndërsa pjesa tjetër s’është i vaksinuar. Është i ulët numri i studentëve që vijnë dhe paraqiten për t’u vaksinuar në universitete. Në shërbim të studentëve janë 3 vaksina, Pfizer, Astra Zeneca dhe Sinovac”, u shpreh gazetarja Mata.

Gazetari Senad Nikshiqi, tregoi se në Universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, nuk janë lejuar të futen studentët që nuk kanë paraqitur certifikatën e vaksinimit, apo testin PCR negativ. Studentët janë vaksinuar në masën 30%, ndërsa sipas gazetarit, stafi pedagogjik po diskuton një zgjidhje të situatës, duke mos përjashtuar dhe skenarin e rifillimit të mësimit “online”.

“Që në orët e mëngjesit, kur studentët janë paraqitur për ditën e dytë, rojet kanë kërkuar që të paraqitet certifikata e vaksinimit apo test PCR, në të gjitha fakultetet nuk lejohen të futen masivisht për të ndjekur procesin mësimor. Numri i personave që po vaksinohen në tre qendrat e vendosura, është tejet i ulët. Rektorja e Shkodrës tha se rreth 30% e studentëve janë vaksinuar dhe bëri thirrje atyre që të vaksinohen. Duhet mbledhur shifrat për të vlerësuar situatën, për të parë se cila do të ishte situata. Nëse te studentët vetëm 30% e tyre janë vaksinuar stafi i universitetit vetëm 20% i atyre nuk është vaksinuar dhe shkaku është që kanë problem shëndetësore dhe kanë paraqitur arsyet se përse nuk kanë bërë vaksinën. Pas kësaj jave mund të merret vendim që mësimet që nuk ndjekin mësimin në auditore, mund të ketë skenar online”, tha gazetari Nikshiqi.

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, stuentët janë lejuar të futen në auditorë, edhe nëse nuk kanë paraqitur një test PCR negativ, apo certifikatë vaksinimi. Gazetarja Klodiana Haxhia tha se fluksi për vaksinimin në qendrat e posaçme, është tejet i ulët.

“Në ditën e dytë të gjithë i janë drejtuar auditoreve, si ata me dokument vaksinimi dhe ata pa. Pedagogët që në orën e parë të mësimit i kanë kërkuar nëse janë të vaksinuar apo jo. Duhet thënë se nuk ka pasur presion nga ana e rektoratit, për të mos lejuar futjen në auditore të studentëve të pavaksinuar. Studentët e vitit të tretë, gjysma e tyre është e vaksinuar. Deri javën tjetër i është lënë afat për vaksinim. Nga ajo që kemi vërejtur, numri i studentëve që i paraqiten qendrave të vaksinimit është shumë i vogël. Nga ana e rektoratit kanë thënë se veç pedagogëve që kanë problem shëndetësore, pjesa tjetër është e vaksinuar. Studentët thonë se nuk vaksinohen edhe pse i kanë lënë afat 1 javë”, tha Klodiana Haxhiaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb