KUKËS- Mbi 20 mijë udhëtarë kanë dalë nga Pika Kufitare e Morinës për të hyrë në vendin tonë mëngjesin e sotëm. Raportohet për fluks të madh pushuesish kosovarë drejt bregdetit shqiptar.

Sipas të dhënave nga policia kufitare, fluksi ka nisur që prej orës 02:00 të mëngjesit, ku qindra automjete kanë kaluar kufirin.

Ndërkohë nuk raportohet për vonesa apo radhë të gjata në rrugën e Kombit. Për monitorimin e situatës ka edhe një marrëveshje mes policisë shqiptare dhe asaj kosovare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: