Doganat janë përballur me një fluks të lartë lëvizjesh në pikat kufitare, të cilat lidhin vendin tonë me vendet fqinje si me Greqinë ashtu dhe me Maqedoninë e Veriut. Gazetarja “BalkanWeb” Lorena Kodra bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga dogana e Kapshticës kanë hyrë 3054 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Ndërkohë, numri i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Greqisë ka qenë me i lartë, duke regjistruar 3610 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Policia Kufitare ka hapur 7 sportele për të eliminuar radhët dhe orët e pritjes, ndërsa në palën greke funksionojnë vetëm 3 sportele.
Gjithashtu e lartë mbetet lëvizja ndërkufitare edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ku në harkun e 24 orëve kanë hyrë 3282 qytetare dhe kanë dalë 3786 shtetas të huaj e shqiptare.