DURRES- Fluks i madh pasagjerësh është krijuar në Portin e Durrësit mëngjesin e sotëm, edhe si pasojë e një numri të madh emigrantësh që kthehen në vendin tonë për pushimet verore. Deri në orën 09:00 janë ankoruar 4 tragete, ndërsa dy të tjerë ndodheshin ende në pritje. Në të gjashtë tragetet që i janë drejtuar mëngjesit të sotëm Portit të Durrësit mësohet se ndodhen 7662 pasagjerë, ndërsa janë edhe 1850 mjete.

Tragetet e para me udhëtarë janë ankoruar rreth orës 02:00 të mëngjesit në Port, ndërsa për shkak të fluksit të madh të pasagjerëve janë vënë në gatishmëri të gjithë strukturat.

Nga Porti i Durrësit njoftohet se për të qenë në funksion të fluksit të madh të udhëtarëve po punohet me 30 sportele.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb