DURRËS- Rreth 2500 persona kanë tentuar të largohen përmes Portit të Durrësit përgjatë tre ditëve të fundit, ndërsa autoritetet portale bëjnë me dije se ka rritje të fluksit të pasagjerëve që largohen drejt Italisë.

Ndërkaq për shkaqe të ndryshme, policia e Durrësit ka kthyer 650 persona. Mësohet se Policia kufitare në port ka shtuar kontrollin e dokumenteve dhe atyre që duan të largohen u kërkohet garanci nga pritësi. Ndërkaq qytetarët kanë deklaruar për News24 se kanë tentuar disa herë të largohen dhe akuzojnë policinë kufitare se i ka kthyer pas asnjë shkak.

Sipas të dhënave qytetarët që duan të largohen janë kryesisht nga Elbasani, Peqini, Cërriku e Librazhdi.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: