Fluks i lartë i udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë, është regjistruar ditën e sotme në Rinas dhe Kakavijë.

Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet aeroportit të Rinasit, kanë hyrë 23.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërkohë që fluksi është ende duke vijuar.

Deri tani punohet me sportele të shtuara dhe nuk ka probleme, ndërsa punë vijon normalisht.

Policia Kufitare ka marrë të gjitha masat për të eliminuar vonesat, duke shtuar në maksimum sportelet në hyrje.

Fluks i madh edhe në Kakavije, ku gjatë orëve të paradites së sotme, kanë hyrë rreth 6000 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Aktualisht në Kakavijë, nga pala greke punohet me 4 sportele dhe ka një numër shumë të vogël automjetesh që janë në pritje për përpunim.

Policia Kufitare në të gjitha pikat e kalimit në hyrje dhe në dalje, ka marrë masa duke shtuar sportelet në maksimum, si dhe vijon bashkëpunimi me homologët që lëvizja të jetë e njëtrajtshme si në hyrje, ashtu edhe në dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb