GJIROKASTËR- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi ka inspektuar sot doganën e Kakavijës, e cila çdo fundvit të ofron radhë të gjata, të krijuara nga kthimi i emigrantëve në atdhe.

Në inspektim me Didin ishte edhe drejtori i Policisë Kufitare, Genc Merepeza, ndërsa të dy kanë dhënë instruksione për tu marrë masa që kjo situatë të ndryshojë, të përballohet në mënyrën më të mirë fluksi i emigrantëve.

“Duhet të ofrohet shërbim i kulturuar nga Policia Kufitare. Që të eliminohen radhët e gjata duhet të shtohen sportelet nga ana e doganës. Të forcojmë gjithashtu bashkëpunimin me palën greke”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: