GJEVGJELI– Qindra imigrantë vazhduan edhe sot të mbërrijnë në Maqedoni nga Greqia, ku vazhdojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian, në një klimë më pak të tendosur se më parë.

Shumë familje mbajnë radhë për t’u regjistruar tek autoritetet maqedonase dhe për të marrë të drejtën e kalimit në mënyrë të ligjshme ish-Republikën jugosllave.

Me grupe të vogla prej rreth 10 personash, imigrantët kalojnë kufirin nën vështrimin e qetë të policëve maqedonas.

Ata nisen drejt stacioneve hekurudhore dhe rrugore të qytetit në afërsi të Gjevgjelise, ku hipin në trena dhe autobusë me destinacion veriun e Maqedonisë, në kufi me Serbinë, më pas më në veri drejt Hungarisë, vend anëtar i BE-së.

”Dje, 7 000 persona kaluan nga Greqia në Maqedoni”, sipas Komisariatit të LArtë të OKB-së për Refugjatët HCR).

”Autoritetet maqedonase kanë dhënë 64 522 autorizime për të kaluar nga Maqedonia që prej 19 qershorit”, theksoi policia e vendit te vogel ballkanik.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: