Prej orës 6 të mëngjesit kanë kaluar nëpërmjet Pikës Kufitare të Kakavijës plot 950 qytetarë deri më tani.

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se me limitin e mëparshëm dhe me marrëveshjen e re kjo shifër po i afrohet 1 mijës prej orës 6:00 të mëngjesit deri në orën 13:00 të drejtës.

Ndërkohë janë 350 automjete që janë lejuar por pritet që ky ritëm tashmë me marrëveshjen e re e cila është në fuqi deri në orën 22:00 të disafishohet për shkak se pala greke nuk do të kërkojë test negative nga Covid si dhe të paktën dhe për 9 orë s’do të ketë limit me kuotë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb