E veshur me të zeza, me dhimbjen që ia lexon lehtë në sy, shkrimtarja e njohur Flutura Açka zgjodhi programin “A Show” në News 24 për të folur për herë të parë publikisht për humbjen e të birit, 17-vjeçar. Me zërin që i dridhet ajo pranoi se ka kaluar apokalips në jetën e saj.

“Shkrimtare apo nënë e zakonshme fëmija është fëmijë. Sa është i vogël ai përpiqet t’i ngjajë nënës, prindit. Unë jam në një zgrip të tillë që dua t’i ngjaj tim biri. Jam në këtë fazë që të jem unë e denjë për të. Dikur mendonte të ishte ai, sot jam unë. Mbas atij apokalispi të madh kam bërë gati varkën e Noes, kam futur aty vetëm kujtime”.

Shkrimtarja thotë se muajt e fundit të jetës me së të birit kanë qënë edhe për të një leksion i madh.

“Ishte një fëmijë i bukur, qeshte bukur. Muajt e fundit me të kanë qënë leksion i madh. Më shkruajnë shumë nëna që kanë humbur fëmijë, ndryshe nga ato unë arrij ta artikuloj atë që ndjej. Një shkrimtare norvegjeze që humbi të birin 24 vjeçar thoshte: Kur humb prindin humb të shkuarën, kur humb fëmijën ti humb të ardhmen. Ne nuk kemi më një pikë referimi, mbase prindërit e tjerë kanë fëmijë të tjerë kanë një pikë ngushëllimi”,- thotë Açka.

Krasta: Më thuaj të të ndërpres nëse nuk mundesh…

Açka: I bëj terapi Fluturës para se të dal. Ky është fati im, kryqi im, dua ta mbaj për vete.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb