Pronarë të kafshëve shtëpiake që u larguan nga Australia para kulmit të pandemisë së koronavirusit ndërmorën një fluturim prej 100 000 dollarësh për të sjellë përsëri miqtë e tyre nga Kanadaja në Australi.

Sipas ”Nine News”, rreth 70 qen dhe mace, do të fluturojnë nga Vankuveri në Melburn këtë javë.

Disa familje po përgatiten për fluturimin, pasi u ndanë nga kafshët shtëpiake për gati një vit, për shkak të anulimit të fluturimit dhe ndërlikimeve të karantinës së kafshëve shtëpiake.

Allan Smith theksoi se ”do të paguajë mbi 17 000 dollarë për të sjellë në shtëpi dy qentë e familjes”.

Fluturimi u organizua nga kompania kanadeze ”Worldwide Animal Travel” dhe kompania australiane ”Jetpets”, njoftoi ”Nine News”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb