Historia e Aurelit u bë tepër e njohur, pasi atë e vizitoi edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Aurel Lala është vogëlushi 10-vjeçar,i cili mbijetoi nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi mundi të hidhet nga dritarja e katit të pestë në Thumanë.

Gazetari i News 24 Fatmir Popja ka takuar djalin e vogël, ndërsa me të ka fiksuar edhe një foto të veçantë.

“I urova shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe veç ditë të bukura  në rrugëtimin e jetës dhe së bashku fiksuam një foto në eventin e organizuar në Air Albania mbrëmjen e të Premtes së 10 Janarit 2020 , mundësuar nga sindikata e futbollistëve shqiptarë.  Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky organizim do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti”, shprehet gazetari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb