E paimagjinueshmja ka ndodhur me një makinë në SHBA. Një foto e tillë na sjell ndërmend videolojërat apo filmat. Një automjet u përplas dhe përfundoi në katin e dytë të një godine, duke u varur nga dritarja e këtij kati. Ngjarja ka ndodhur në Santa Ana të Kalifornisë.

Autoritetet thonë se dy persona arritën t’u shpëtonin dëmtimeve tejet të rënda, kur automjeti me të cilin po udhëtonin bëri “një fluturim në ajër” dhe u përplas në katin e dytë të ndërtesës, e cila shërben si klinikë dentare, në Kaliforninë Jugore.

Zyrtarë të shërbimit zjarrfikës të kantonit Orange thanë se mjeti tip “Nissan Altima” goditi trafikndarësen në mesin e rrugës, fluturoi në ajër dhe ngeci në katin më të lartë të strukturës dykatëshe në Santa Ana.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb